Analysis of information sources in references of the Wikipedia article "Χειμάρρα" in Greek language version.
Haplogrupet nën 5 përqind: J2a-M410 përhapjen më të madhe e ka në Lindjen e Afërt, Anadoll, dhe përreth Mesdheut. Në eshtra antike J2a më e vjetër është gjetur në periudhën e mezolitit në Iranin verior dhe një tjetër në rajonin e Kaukazit po në të njëjtën periudhë. Në Europë, përqindjen më të lartë e arrin në Greqi, sidomos në ishujt e mesdheut, dhe pastaj në Itali. Sipas projektit tonë dhe studimeve anonime, vërehet rreth 4% në popullatën shqiptare. Përhapjen më të madhe e ka në jug, rreth 6%, kurse në veri vërehet rreth 2%. Është një haplogrup me degëzime që datojnë që nga epoka e mezolitit dhe si rezultat secila prej degëve të J2a zakonisht ka një histori ndryshe nga të tjerat, kështu që duhet trajtuar degë pas dege. Megjithatë, disa degë duhet të kenë levizur për në Ballkan dhe Europë duke filluar nga periudha neolite (përmes bujqve), kurse një pjesë tjetër gjatë epokës së bakrit dhe të bronzit, kryesisht nga drejtimi i Anadollit dhe Mesdheut Lindor (edhe pse disa linja mund të kenë lëvizur më vonë). Siç shihet në hartën e mëposhtme, pjesa më e madhe e haplotipeve tanë bien në degën J2a-M67. Disa haplotipe të tjerë janë në degën J2a-L25, ku në zonën e Himarës, dhe në një anëtar nga Gjirokastra, vërehet një nëngrup i veçantë me vlerën karakteristike, DYS454=12. Degë tjera që janë vërejtur nën ne janë: J2a-L70, J2a-L581, J2a-M319 (që në eshtra antike është gjetur në minoanë), J2a-SK1321, J2a-FGC16096>L1064, si dhe J2a-SK1363>Y14434 (që në eshtra antike është gjetur në kulturën neolite të ashtuquajtur, Sopot, në Kroacinë veriore).