Analysis of information sources in references of the Wikipedia article "Haxhi Lleshi" in English language version.
Për këtë arsye shkuam në Dibër të Madhe. Banonim herë nëpër miq e shokë, herë në shtëpi me qira. Më vonë pas shumë kërkesash e ndërhyrjesh, na lejuan të vendoseshim në Banjisht. Aty e rregulluam disi më mirë ekonominë, duke u marrë me bujqësi e blegtori
Gjermanët arritën në Dibër të Madhe me 10-15 tanke si në manovra. Kur hynë në qytet asnjë qëndresë nuk gjetën. Që me breshëritë e para nga frëngjitë e tankeve, ushtria jugosllave u dorëzua pa kushte. 'Të luftojmë, -u thosha ushtarakëve, se vendi nuk mund të pushtohet pa u shkelur nga këmbësoria'. Por ata s'çanin kokën, hidhnin armët dhe iknin nga sytë këmbët. 'Ku po shkoni?' i pyesja. 'Sollun, Sollun' përgjigjeshin. Sollun i thoshin Selanikut.
Në atë kohë na u gjind Haxhi Lleshi. Korrierët, katundarë të thjeshtë vinin prej Dibre. Mijëra napolona na ka dërgue Haxhiu prej Dibre, duke na e lehtësue mjaft mbajtjen e 70 e ca burrave me bukë...